.

Shfrytëzuan për prostitucion 17 vjeçaren nga Fushë-Kruja, arrestohet në Sarandë njëri prej të kërkuarve (Emri)

Është arrestuar sot në Sarandë, Ameld Merlika, i riu nga Fushë-Kruja i shpallur në kërkim për kultivim narkotikësh dhe për shfrytëzimin e vajzës 17-vjeçare nga Fushë-Kruja, i cili ishte prej disa ditësh në kërkim.
Merlika është pikasur në qytet dhe nuk i ka bërë rezistencë policisë, por ka ngritur duart lart. Ndalimi i tij është bërë për llogari të policisë së Krujës pasi ka urdhër arresti për të.

Në një rrëfim ekskluziv, vajza tregoi për “News 24” se është abuzuar seksualisht, droguar e më pas shfrytëzuar si prostitutë, ndërsa i bëhej presion se do t’i trafikonin edhe motrat nëse nuk iu bindet urdhrit të tutorëve. Një ditë më parë njëri prej abuzuesve ka hedhur edhe një sasi tritoli në banesën e saj me qëllim që ta shantazhonte.

Katër të rinj nga grupi: Leonard Stafa, Fatjon Leka, Eduard Cangu dhe Arbis Shima u arrestuan të dielën, pas një hetimi disamujor, ndërsa u shpallën në kërkim edhe 2 persona të tjerë të implikuar në ngjarjen e rëndë, Alket Brata dhe Ameld Merlika (i arrestuar sot).

Policia po ashtu ka identifikuar autorin që ka vendosur pakon me lëndë plasëse artizanale në banesën e adoleshentes, që fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Ai është shtetasi Alket Brata i shpallur në kërkim./BW

 

Dëshmia rrëqethëse e vajzës së abuzuar seksualisht: Tentuan të më trafikojnë në Greqi, më kërcënonin dhe më jepnin kokainë