.

Rekord të shtruarish në spital, SHBA paralajmëron kolaps. Fajësohen të rinjtë për shpërfilljen e masave

Maskat do të jenë të detyrueshme. Policia do të vërë gjobë për këdo që nuk i mban ato, apo edhe kush nuk respekton rregullat anti-Covid.

Ky është paralajmërimi i Florida-s, shteti që po shënon ritme të frikshme të rritjes së të prekurve dhe viktimave nga Covid-19, në SHBA.

Florida është duke u bërë shumë shpejt epiqendra e fundit e Amerikës, sa i përket Covid-19.

Rritja është e lidhur pjesërisht me të rinjtë amerikanë – që nuk respektojnë rregullat, duke preferuar të argëtohen dhe të shkojnë në plazh, por kjo nuk do të thotë se nuk ka asnjë arsye tjetër për shqetësim.

Florida ka pasur mesatarisht afro 10,000 raste të reja në ditë për javën e kaluar. Më 12 korrik, Florida theu rekordin kombëtar, duke raportuar 15.300 raste pozitive, në një ditë të vetme.

Një analizë e Reuters më 12 korrik zbuloi se Florida ishte e katërta në botë për shumicën e rasteve të reja, brenda një dite.

Që nga 13 korriku, mbi 4,200 qytetarë nga Florida kanë vdekur për shkak të virusit dhe mesatarja javore e shtetit bregdetar dhe të ngrohtë është rritur në 73 viktima çdo ditë.

Florida pati kërcimin më të madh ditor mbi pranimet, në spitale, më 9 korrik, me më shumë se 400 pacientë që kishin nevojë për trajtim. Të njëjtën ditë pati edhe numrin më të lartë të vdekjeve ditore të shtetit, me 120 banorë, përfshirë një vajzë 11-vjeçare, e cila vdiq për shkak të virusit”, raporton NOA.al.

Mbi shifra të tilla, që po njohin të njëjtat ritme, ekspertët dhe drejtuesit e shtetit i tremben ndonjë kolapsi të shërbimit shëndetësor. Aktualisht janë duke përpiluar politika të tilla, që t’i japin zgjidhje në kohë çështjes që po shqetëson gjithnjë e më shumë opinionin publik.

Ashtu si shumë histori Covid-19, një infermier nga Florida tregoi sesi e mori virusin. Ajo tha se gjithçka filloi me një kollë të thatë. Ethet, humbja e shijes dhe dhimbja në gjoks pasuan diagnozën e Sanjay Bharath, në fillim të marsit.

Bharath, i cila është infermier në Spitalin e Jugut, thotë se e mori virusin nga një pacient. Ai u vetë-karantinua dy ditë më vonë.

Në moshën 34 vjeç, Bharath edhe pse nuk bënte pjesë në një grupmoshë të prekshme nga virusi, por 14 ditë pas këtij kontakti të parë, kishte kollitur gjak dhe ishte kontrolluar në spital.

Dy ditë më vonë, më 26 mars, ai u intubua.

Ndërsa simptomat e tij u përkeqësuan, Bharath thotë se zgjohej me djersë dhe me ethe çdo gjashtë orë, duke ndjerë të dridhura dhe kokën të paaftë për të marrë frymë.

Bharath do të qëndronte në një ventilator për tetë ditë. Janë këto dëshmi rrënqethëse sesi mund të përjetohet virusi i tmerrshëm, edhe nga punonjës shëndetësorë, në mbarë botën.