.

OFL “zbret” në Shkodër, ultimatum katër të dënuarve që brenda 48 orëve të tregojnë pasurinë (Emrat)


Katër shkodranëve të dënuar u ka mbërritur letra nga Policia, në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, për të deklaruar burimet e tyre të pasurisë. Pjesë e rrjetës së OFL sot janë bërë: Ladio Braci, Artur Ndoja, Kristian Selimi, Abedin Bajraktari. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

L. B., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata Kriminale”;

A. N., banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

K. S., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A. B., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.