.

Ndoshta nuk e keni menduar, por virusi po përhapet me ritme të shpejta nga ky grup njerëzish

Ditët e fundit, situata e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë paraqitet tepër kritike. Dje, Shqipëria arriti një shifër rekord, 117 raste të reja. Edhe gjatë ditës së sotme, ministria e Shëndetësisë bëri me dije se numri i rasteve vijon të jetë i lartë, me 96 raste të reja të infektuarish.

Po pse po shënohen kaq shumë të infektuar këto kohë?
Përpos fakteve që dihen tashmë si zbehja e ndergjegjesimit te qytetarëve, injorimi i virusit pas daljes nga karantina, kontaktet më të shpeshta dhe të shumta në numër gjatë ditës, mosmbajtja e maskave etj, ka edhe një arsye tjetër pse virusi po përhapet. Dhe kjo situatë nuk po ndodh vetëm në vendin tonë.

Studiuesit nëpër botë shprehen se rreth 25-80% e njerëzve me koronavirus, nuk janë të vetëdijshëm që janë të infektuar. Kjo lejon që Covid-19 të përhapet më shpejt në komunitet.
Për këtë arsye, nevoja për të mbajtur maskë në ambientet publike është më e madhe për shkak të transmetuesve pa simptoma. Janë pafund njerëzit që ndodhen përreth nesh të cilët mund të kenë Covid, por nuk e kanë idenë se po e përhapin atë.
Sipas dr.Robert Redfield, një numër i konsiderueshëm individësh që janë infektuar me koronavirus, janë asimptomatikë.

Në një tjetër raport, studiuesit në Singapor identifikuan 7 grupe në të cilat transmetimi pre-simptomatik(personat që e kanë virusin po i shfaqin simptomat më vonë) është shpjegimi më i mundshëm për shfaqjen e rasteve dytësore.
Ky raport u mbështet nga një studim i “Burimit të Besuar” që arriti në përfundimin se njerëzit pa simptoma përfshijnë 44% të rasteve të diagnostifikuara me Covid-19. Ndër të tjera thuhet se njerëzit mund të jenë më infektues gjatë periudhës para se të shfaqin simptoma.

Në një tjetër studim, 104 nga 128 persona, (81% e tyre), që rezultuan pozitivë me covid në një anije lundrimi, ishin asimptomatikë.
Kjo shpjegon faktin se pse virusi vazhdon të përhapet në të gjithë vendin, sepse kemi transmetues asimptomatik.
Mund të kemi njerëz në dukje të shëndetshëm që lëvizin dhe përhapin koronavirusin dhe kjo është në dobi të Covid që po merr jetën e mijëra njerëzve kudo në botë. Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë përdorimin e maskave si masë parandaluese për të luftuar përhapjen e covid-19, ruajtjen e distancës, kujdesi me higjenën, si dhe evitimin e ambienteve me shumë persona./Hapur.al