.

“Ku i sheh rreziqet elektorale nga Vetingu në polici?!”, Zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet Lleshajt me këtë video

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka një këshillë për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili sot gjatë mbledhjes së Komsionit të Sigurisë, kundërshtoi kthimin nga Presidenti Meta të ligjit për vettingun në polici.

Ndërsa Lleshaj ironizonte duke u shprehur se kërkonte sqarime për “rreziqet elektorale” që vërente Presidenti, zëdhënësi i tij e këshillon duke i treguar një video të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës, që i kërkonte policëve të heqin kapelën e të mbledhin vota për PS.

“Një kujtesë për z.Lleshaj!
Policia e Shtetit nuk mund të mbahet peng i vetting-ut selektiv për t’i bërë fushatën partisë”,- shkruan Blushi.