.

Ishte imun prej disa muajsh ndaj koronavirusit, shënohet rasti i parë në këtë qytet të vendit

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raporton 96 raste të reja me koronavirus. Devolli ishte imun ndaj Covid-19, por ditën e sotme është raportuar rasti i parë, i shtruar tek Infektivi.  Gjashtë rastet e konfirmuara nga ministria e Shëndetësisë për Qarkun Korçë janë të shpërndara në 3 bashki.
Në bashkinë e Devollit, është shënuar rasti i parë me COVID-19.
Bëhet fjalë për një shtetas i gjinisë mashkull rreth të 60-ve,banor në fshatin e kësaj bashkie, Baban.
Mendohet se 60 vjecari është infektuar në spitalin e kryeqytetit ku ka marrë shërbim mjekesor pasi vuan nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ndërsa përsa i përket bashkisë së Pogradecit janë 4 te infektuar midis tyre 2 punonjës të administratës, vatra të reja e po ashtu edhe kontakte.
Ndërkohe bashkia e Korcës shënoi sot 1 rast tjetër të infektuar me COVID.
Mjekët epidemiologë po vijojnë punën e tyre në terren për izolimin e kontakteve si dhe shkëputjen e zinxhirit.