.

India mbi 100 mijë raste me Covid-19 në vetëm katër ditë

 

India ka regjistruar mbi 100 mijë raste të koronavirusit në vetëm katër ditë, deklaroi Ministria indiane e Shëndetësisë për rrjetin informativ amerikan, CNN.

Në 24 orët e fundit në vend ka pasur 28 498 infeksione dhe 553 vdekje.
Në Indi, vendi i tretë në botë për nga numri i infeksioneve, 571 460 njerëz janë shëruar deri tani.
Ka 311 565 raste aktive dhe janë kryer që nga fillimi i pandemisë mbi 12 milion tamponë.