.

E rëndë në aksin Durrës-Tiranë, makina del nga rruga. Humb jetën shoferja 30-vjeçare

Rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë një qendre tregtare, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Policia thotë se drejtuesja e mjetit për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.