.

A e rrezikon propozimi për ‘lista të hapura’ marrëveshjen e 5 Qershorit? Debate në Open mes Bushatit, Bolinos, Abilekajt, Shabanit dhe Spahiut

Lista të hapura apo të mbyllura, koalicione para apo pas zgjedhore? Cfarë do të ndodhë në Kuvend më 23 Korrik, pasi  mazhoranca arriti kuorumin e duhur prej 84 votash për ta votuar Kodin e ri Zgjedhor? Keto dhe të tjera çështje u diskutuan mbrëmë në Open mes Andi Bushatit, Carlo Bolinos, Enton Abilekajt, Endri Shabanit dhe Kreshnik Spahiu.

Pasi kryeministri Rama u shpreh se mbështet “Listat e Hapura”, Abilekaj dhe Bushati deklaruan se marrëveshja e 5 Qershorit është prishur.

Carlo Bolino sqaroi në Open se çfarë ndodh nëse hapen listat. Sipas tij ky veprim do të hiqte automatikisht koalicionet.

Endri Shabani deklaroi se marrëveshja e 5 Qershorit është rrëzuar dhe ky është një lajm i mirë pasi sipas tij të gjitha palët u bënë bashkë dhe ranë dakord që të mos bëjnë reformë.

Enton Abilekaj e akuzoi Kryeministrin Rama se në marrëzinë për të marrë pushtet të pakontrolluar po prish rregullat e lojës për interesin personal.

Andi Bushati shpërtheu në akuza ndaj Opozitës së re Parlamentare. Këta deputetë sipas tij po i shërbejnë Kryeministrit Rama.

“Na ka pramtuar me gojën e tij listat e hapura”, Endri Shabani tregon detaje nga takimi me Lulzim Bashën

“Më gënjeve një herë është faji yt, më gënjeve herën e dytë është faji im”, Kreshnik Spahiu kujton deklaratat e Bashës për të cilin thotë se e shikon fitoren pa bërë reformë

Bolino dhe Abilekaj u përplasën ashpër në Open duke fyer njëri-tjetrin në menyrë personale.

Parashikimi i Bushatit: Ne as për 5 dhe as për 10 vite nuk futemi në bashkimin Europian. Analisti e cilësoi Ramën si lojtar të pisët ndërsa Opozitën si qaramane

Bolino, Abilekaj dhe Shabani analizuan deklaratën e fortë dhe surprizuese të Bashës i cili tha se: “Kryeministri i ka dërguar ndërmjetës, duke i propozuar që të hiqnin koalicionet për zgjedhjet e ardhshme dhe në këmbim Lulzim Basha do të ishte kryeministër dhe Rama, President”.

Andi Bushati konfirmoi që Bashës i kanë shkuar njerëz nga Rama për të negociuar për zgjedhjet e ardhshme. Sipas analistit Basha ka bërë gabim që e nxorri një lajm të tillë por njëkohësisht tregoi se mes tij dhe Ramës nuk ka marrëveshje.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm