.

Zhvillimet politike/ Çfarë pritet të ndodhë? Bolino: Më 23 korrik votohet marrëveshja e 5 qershorit

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel u fol për zhvillimet e fundit politike. Çfarë pritet të ndodhë?- ishte pyetja që Eni Vasili u drejtoi panelistëve.

Sipas analistit Carlo Bolino më daë 23 korrik pritet të miratohet marrëveshja e arritur më datë 5 qershor.

“Unë di që me 23 korrik do të miratohet në Kuvend marrëveshja e 5 qershorit. Në këtë moment besoj se është shumë e rëndësishme reagimi ndërkombëtar. Pas deklaratave të Ramës, ndërkombëtarët nuk kanë folur.

Di që opozita po lobon në Bundestag dhe Bruksel që ata të dalin kundër Ramës për prishjen e marrëveshjes”- tha Bolino.