.

Kursi i këmbimit/ Paundi dhe Euro e nisin javën në vlera konstante. Dobësohen ndjeshëm Dollari dhe Franga

Monedha europiane e ka nisur javën në vlera konstante në raport me një javë më parë duke u blerë këtë të hënë me 123.7 lekë dhe duke u shitur me 124.3 lekë.

Ndërkaq Dollari amerikan ka pësuar një rënie prej 0.4 pikë nga java e kaluar duke u blerë sot me 109.2 lekë dhe duke u shitur me 110 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik shfaqet i qëndrueshëm këtë fillim jave duke u blerë me 137.3 lekë dhe duke u shitur me 138.4 lekë, referuar tregut valutor vendas duke ruajtur kështu të njëjtat vlera sikurse javën që shkoi.

Franga zvicerane ka regjistruar një zbritje prej 0.3 pikë nga periudha e 6-10 korrikut pasi blihet sot me 115.5 lekë dhe shitet me 116.5 lekë.

SCAN