.

Bushati ‘shpërthen’ kundër deputetëve të opozitës së re: Janë sharlatanë, letra higjienike të Ramës

Analisti Andi Bushati është shprehur sot marrëveshja e 5 qershorit është rrëzuar. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” në Top Channel, Bushati u shpreh se nuk duhet parë më tone dramatike rrëzimi i marrëveshjes që sipas tij është bërë në bashkëpunim me opozitën e re, të cilët i quan sharlatanë.

“Për mua është rrëzuar marrëveshja e 5 qershorit, por unë nuk e shikon me tone kaq dramatike rrëzimin e marrëveshjes nga Edi Rama dhe me futjen në lojë të atyre sharlatanëve të opozitës së re. Por nuk është ajo po shiet që këtu është bërë një gjëmë shumë e madhe”, tha Bushati.

Më tej analisit vijoi me fyerje të tjera për deptuetët e opozitës së re duke thënë se ata janë “lëtyra e letra higjienike”, pasi kanë votuar të gjitha ligjet i janë dashur Edi Ramës.