.

Pandemia s’ka mbaruar, ndaloni së foluri për “jetën pas virusit”

Dëshira jonë kolektive për të ditur se si do të rifillojmë jetën pa spektrin e një pandemie është e kuptueshme. “Pandemitë në mënyrë të pashmangshme janë si ngjarje shëndetësore, ashtu edhe ngjarje shoqërore që shkaktojnë shndërrime në shoqëri dhe politikë“, tha Marina Gorbis, drejtoreshë ekzekutive në qendrën e mendimit të Institutit për Ardhmërinë, për USA Today.

Por është e rëndësishme që gazetarët të qëndrojnë në këtë moment dhe t’i rezistojnë tundimit për të paraparë të ardhmen. Një grimë tërheqëse e vëmendjes mund të mos luajë vetvetiu në perceptimin e gabuar se ne jemi pak a shumë në anën tjetër të pandemisë. Por pyetje të tilla, sikurse “Cfarë do të ndodhë pas pandemisë”, i bëjnë njerëzit të mendojnë se mbarimi i pandemisë është afër.

Nëse jeni të përmbytur çdo ditë me parashikime mediatike për jetën në një botë pas COVID, ju të integroni idenë se një e ardhme pa virus është më afër sesa është e mundshme. Sigurisht që ne duam të dimë se si do të transformohet bota jonë. Por edhe përpjekjet më të mira, më ambicioze dhe mirëbesuese për të parashikuar të ardhmen tonë pas koronavirus, kanë tendencë të irritojnë më shumë sesa të ndriçojnë.

Media, në një kohë tepër stresuese jo vetëm për botën, por edhe për vetë industrinë, ka bërë një punë kryesisht të admirueshme për të mbajtur vëmendjen në mbulimin e koronavirusit. Por është e rëndësishme që ne të mbetemi vigjilentë për të mos ecur përpara para kohe, dhe të theksojmë vazhdimisht dhe saktësisht se ku jemi në luftën kundër këtij virusi. Ne jemi në fillim!

Sigurisht, ne jemi të dëshpëruar të dimë se çfarë na pret kur të dalim nga pandemia. Por përpara se të shkojmë në realitetin e ri, duhet të jetojmë këtë të sotshmin, realitetin pandemik./Business Insider, Scan