.

U infektuan me COVID-19, gazetari shqiptar humb babain pas disa ditësh në koma

Gazetari i njohur nga Kosova Berat Buzhala,  njofton se ka humbur babain në moshën 72-vjeçare, pas luftës me COVID-19. Buzhala thotë se  ai qëndroi për disa ditë në koma për shkak se gjendja e tij u përkeqësua, ndërsa disa ditë para tij u infektua edhe vetë Buzhala.

“Miq dhe mikesha,

Sot ne ora 13.00 vdiq baba i jone, Bashor Gege Buzhala, ne moshen 72 vjecare. Pas nje lufte te gjate me COVID’in ai nuk arriti te fitoje. Ne syte e mi, te vellaut dhe dy motrave, kjo eshte humbja e tij e pare. Ne ishim jashtëzakonisht krenare qe e kemi pase nje babe sikur ai. Tash e kemi nanen.

Baba, pervec prej ne kater femijeve, trashegohet edhe nga dhjete nipa dhe mbesa”, shkruan gazetari.