.

Taulant Balla diskutim online me Soreca-n dhe Raporteren për Shqipërinë në PE: Rekomandimet e Venecias duhen adresuar veçanërisht tek Ligji për Median


Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim online me Raporteren për Shqipërinë në PE, ambasadorin Luigi Soreca së bashku dhe me deputetin e PS, Ervin Bushati.

Ai zbulon se takimi ishte një diskutim i shkëlqyer lidhur me reformat kryesore që po ndodhin në Shqipëri, Rindërtimin, situata me COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike, si dhe me rekomandimet nga opinionete Venecias.

Veçanërisht Balla theksoi se këto të fundit duhen adresuar tek ligji për median.

STATUSI NGA TAULANT BALLA

Diskutim i shkëlqyeshëm me raportuesen e PE Isabella Dos Santos, ambasadorin e BE, Luigi Soreca, sot mbi reformat kryesore që po ndodhin; mbi procesin e rindërtimit; mbi situatën me COVID-19 & rimëkëmbjen ekonomike; për rekomandimet e Komisionit të Venecias që duhen adresuar, veçanërisht në ligjin për median.