.

“Rama po tenton manipulimin e zgjedhjeve”, PR: Heqja e koalicioneve, anti-kushtetuese e anti-pluralizem


Partia Republikane i ben thirrje Kryeministrit Edi Rama qe te zbatoje detyrimin per te votuar marreveshjen per reformen zgjedhore sipas dakortesise se arritur me opoziten jashteparlamentare. PR e konsideron antikushtetuese ndalimin e koalicioneve nderkohe qe Edi Ramen e akuzon se po pergatit manipulimin e zgjedhjeve duke u fshehur pas listave te hapura.
“Rama duhet te zbatoj detyrimet qe ka marre persiper me marreveshje me opoziten dhe nderkombetaret per te votuar reformen zgjedhore me konsensus. Qendrimi I Rames per te mos lejuar koalicionet eshte antikushtetues, antipluralizem antipolitik dhe antieuropian.
Rama kerkon qe nga vjedhja dhe blerja e votave qe ka bere ne te kaluaren ti vjedh ato ne tavoline.
Rama s’mund te fshihet pas hapjes se listave per te manipuluar zgjedhjet”,- thuhet ne reagimin e Partise Republikane.