.

Po kalonte tek vijat e bardha, makina përplas të riun me biçikletë në Tiranë


Një i ri me biçikletë është përplasur pasditen e sotme nga një automjet në kryeqytet.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pranë rrethrrotullimit tek ish-Shqiponja.

Nga raportimet e para thuhet se i riu ishte duke kaluar tek vijat e bardha në momentin që u përplas.

Ndërkohë ai është dërguar me urgjencë drejt spitali, por nuk bëhet e ditur gjendja shëndetësore.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhje e plotë të situatës.