.

“Nuk mund të ketë më vija të kuqe”, Edi Paloka nxjerr fotot e protestave masive të opozitës dhe paralajmëron

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka theksoi se nuk mund të ketë ‘vija të kuqe’ që mund të ndalin popullin që të marrë fati në dorën e tij.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, demokrati teksa sulmoi Ramën, ndërsa shtoi se kryeministri po kërkon që të kalojë çdo kufi për të mbrojtur pasurinë e pushtetit personal.
“Tani qe Rama po kerkon te kaloje cdo kufij vetem per te mbrojtur pasurine dhe pushtetin e tij personal, nuk mund te kete me “vija te kuqe” qe ta ndalin popullin te marre ne dore fatet e tij…
Kjo eshte e qarte sot per kedo, shqiptare apo nderkombetare !”, shkruan Paloka, ndërsa ka risjellë në vëmendje disa foto nga protestat që janë mbajtur në vend.