.

Kontrolli fundos shqiptarin, u kap me 400 mijë euro. Ja ku i kishte fshehur

Policia Italiane ka vënë në pranga një shqiptarë, pasi iu gjetën 400 mijë euro të fshehura në sendiljen e pasme të automjetit.
Mediat italiane kanë shkruar ditën e sotme se arrestimi është bërë në Napoli, ndërkohë që gjithçka u zbulua pas një kontrolli të bërë nga karabinierët në makinënë e shqiptarit, për të cilën dyshuan se ishte e modifikuar.

Dhe në fakt ashtu rezultoi. Sipas hetimeve, policia dyshon, se shuma e eurove vinte nga trafiku i shitjes së drogës për llogari të një organizate trafikantësh.

Korrieri shqiptar po e transportonte vlerën monetare në një vend të sigurt për t’u përdorur më pas në aktivitetin kriminal e sistemin e riciklimit të parave të pista.

Paralelisht me këtë policia ka sekuestruara 17 kg kokainë e konfeksionuar në 15 pako e 20 kg cigare kontrabandë nga Luksemburgu të fshehura në një automjet që udhëtonte nga Hollanda.