.

Dy ditë para Hagës, Hashim Thaçi i shkon tek varri Adem Jasharit: Dielli do të lindë përsëri!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dy ditë para udhëtimit për në Hagë ka vizituar varrin e Adem Jasharit për të kryer nderimet ndaj tij në Prekaz.

Ai do të përballet ditën e hënë me Prokurorinë Speciale në Hagë ku do të pyetet pas aktakuzave të ngritura ndaj tij për rreth 100 vrasje në luftën ndaj Serbisë.

Hashim Thaçi premtoi se nëse aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale është e vërtetë, ai do të dorëhiqet si Presidenti i Republikës së Kosovës. Nga Prekazi ai ka dhënë një mesazh të fuqishëm se ‘’Dielli do të lindë përsëri’’.