.

Aksidenti në kufirin greko-shqiptar fundos trafikantin e drogës

Një automjet ka dalë nga rruga në kufirin greko-shqiptar, ndërkohë që brenda tij ka pasur një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në Asproklisi drejt Igumenicës. Mjeti është konstatuar i braktisur dhe me dëme materiale ndërsa në bagazhin e tij policia greke gjeti dhe sekuestroi 77 pako me 94 kg 450 gram marijuanë. Menjëherë ka nisur kontrolli zonës, duke përdorur edhe qenin nuhatës. Pas pak orësh është konstatuar një shtetas qe ecte në këmbë ne vendin e quajtur Rajo, i cili rezultoi që të ishte dhe drejtuesi i mjetit. Bëhet fjalë për një shtetas grek. Gjatë kontrollit personal i atij i janë gjetur 0.2 gram kokainë dhe 300 euro, ndërsa ai është vënë në pranga.