.

5 raste të reja me COVID-19 në Gjirokastër. Pedagogia infekton familjarët dhe kolegen

Pedagogia e konfirmuar një ditë më parë me koronavirus në Gjirokastër, e ka përhapur zinxhirin e infektimit më tej.

Mësohet se ajo ia ka përcjellë Covid-19 të shoqit dhe dy fëmijëve të saj.

Po ashtu nga koronavirusi është infektuar edhe nipi i pedagoges së Fakultetit e Ekonomikut, të universitetit “Eqerem Çabej”, si dhe një kolege e saj në punë.

Me konfirmimin e rasteve të reja, vijon hetimi epidemiologjik për të zbuluar deri ku është shtrirë transmetueshmëria.