.

Miliarderi rus ndërton “bishën” që çan akullnajat, ja si duket anija gjigande (FOTOT)


Biznesmeni rus Oleg Tinkoff tha së fundmi se është i gatshëm të japë me qera akullthyesen e tij private që ka kushtuar 80 milionë euro, e pajisur me pista helikopteri, dhomë masazhi, mjete lëvizëse në akull dhe një nëndetëse të thellësive.

Anija e tij mund të merret me qera nga dashamirësit e aventurës për 740,000 euro në javë.

Mjeti 77-metra i gjatë quhet La Datcha është prodhuar në kantieret Damen Yachting i porositur nga 52 vjeçari Tinkoff, i cili është themelues i Tinkoff Bank.

Akullthyesja mund të lundrojë në ujëra të veshura nga akulli për t’i hapur rrugën barkave dhe anijeve dhe është lëshuar nga porti i Vlissingen në jug të Holandës.

Ajo mund të qëndrojë në det të hapur rreth 40 ditë pa u kthyer në port dhe ka sisteme të avancuara karburanti dhe depozitimi të mbetjeve.

Milioneri rus thotë se e përdor vetë mjetin për 20 ditë në vit dhe kërkon ta japë me qera për pjesën tjetër.

Miliarderi rus ndërton "bishën" që çan

Miliarderi rus ndërton "bishën" që çan

Miliarderi rus ndërton "bishën" që çan

Miliarderi rus ndërton "bishën" që çan

Miliarderi rus ndërton "bishën" që çan

Miliarderi rus ndërton "bishën" që çan