.

E dhimbshme! Shihni momentin kur nëna e mbuluar nga flakët tenton të shpëtojë të birin (Video)

Një djalë 28-vjeçar Phillip Blanks është konsideruar si hero pasi shpëtoi një tre vjeçar nga një ndërtesë që kishte marrë flakë. Pasi dëgjoi shumë zhurmë dhe zëra ai doli nga banesa e tij dhe pa se një ndërtesë kishte marrë flakë.

Nëna 30-vjeçare e mbuluar nga flakët, po bërtiste dëshpërimisht ta ndihmonin djalin e saj 3-vjeçar, doli në ballkon dhe e hodhi nga kati i tretë drejt krahëve të Phillip Blanks.

Phillip Blanks është shprehur për mediat e huaja se ishte shumë instiktive dhe nuk e mendoi gjatë, thjesht reagoi. Nëna 30-vjeçare Rachel Long, vdiq në flakë.

Blanks është shprehur: Ajo është heroina e vërtetë sepse bëri sakrificën përfundimtare për të shpëtuar fëmijët e saj. Djali i vogël Jameson, ishte duke fluturuar si helikë në ajër kur unë e prita. Koka e tij u ul në mënyrë të përsosur në bërrylin tim.

Jameson dhe motra e tij tetë vjeçare u dërguan në spital me djegie, së bashku me një grua tjetër.

Dëshmitarët okularë thanë që Rachel kishte marrë flakë, por në vend që të hidhej, ajo u kthye përsëri për të bijën e saj Roxanne dhe për fat të keq, nuk u kthye më. Ndërsa një kalimtar tjetër hero u mundua të nxirrte vajzën 8-vjeçare, duke e shpëtuar nga flakët./Dailymail