.

Vijon rritja e rasteve të reja me Covid-19. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë

Në Kosovë janë shënuar edhe 3 viktima nga koronavirusi në 24 orë. Në njoftimin e dhënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, numri i viktimave nga koronavirusi shkon në 82.

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 183 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 3.886. Raste aktive janë 1.801.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Të martën janë shëruar edhe 57 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 2003.