.

Tentoi të kalonte kufirin me 15 mijë paund në çantë, procedohet 29-vjeçari në Rinas


Policia Kufitare në Rinas ka nisur hetime ndaj 29-vjeçarit me iniciale F.K.

Mësohet se i riu tentoi të kalonte kufirin me 15 mijë paund, të cilat i kishte në çantën e shpinës.

Policia bën me dije se të riut i është sekuestruar shuma e parave dhe mbi të rëndon akuza “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Njoftimi i Policisë:

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të zhvilluara nga shërbimet e Policisë Kufitare. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 15000 paund. Procedohet penalisht poseduesi i tyre.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në hyrje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasin F. K., 29 vjeç, banues në Mat. Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e shpinës iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund. Në përfundim të veprimeve shtetasi F. K. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.