.

Shoferja humb kontrollin, aksident në autostradën Durrës -Tiranë

Një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës – Tiranë rreth orës 08:35. Drejtuesja e makinë I.V, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.07.2020, rreth orës 08:35, në autostradën Durrës – Tiranë, mjeti me drejtuese shtetasen I.V., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugë, për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.