.

Rudina Hajdari: Ja kushti i panegociueshëm që ka opozita parlamentare për miratimin e marrëveshjes për “Zgjedhoren”


Deputetja e Kuvendit, Rudina Hajdari përmes një postimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar sërish kryeministrin Edi Rama se hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për opozitën parlamentare.
Deklarata e saj vjen një ditë pas takimit me kryeministrin Rama i cili i ftoi deputetët brenda Kuvendit të arrinin një marrëveshje tre palëshe, pra duke përfshirë edhe kushtet e opozitës jashtëparlamentare.
“Dje i bëmë të qartë Edi Ramës se hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për miratimin e reformës zgjedhore dhe marrëveshjes Rama-Basha.
Sot, mbi 75% e shqiptarëve e mbështesin dhe duan hapjen e listave si një mjet për të patur më shumë fuqi mbi vendimarrjen në Parlament.
Misioni ynë është që në parlament të përfaqësojmë këtë shumicë dërrmuese shqiptarësh e jo dëshirat e 2 apo 3 kryetarëve që kanë frikë nga populli.”, shkruan Hajdari.