.

Rëndohet situata te Infektivi,MSH: Rritet numri i pacientëve të intubuar, 10 në terapi intensive


Situata në Infektiv paraqitet kritike. Shifrat e fundit të bëra publike mga Ministria e Shëndetësisë flassin, jo vetëm për rritje të personave të shtruar, por edhe atyre që janë të intubuar.
“Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar”, tha sot, Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sipas saj, “Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde”.
Përballë kësaj situate, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bëre edhe sot thirrje të gjithë qytetarëve të ndërgjegjësohen për respektimin e masave të vendosura.

“Situata serioze në spitalin infektiv ku ka dhe mosha të reja të shtruara, kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të ruajtur distancimin fizik, për të ruajtur higjienën personale, për të mbajtur maskën në ambiente të mbyllura, apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike prej të paktën 1.5 metër. Bizneset duhet të marrin të gjitha masat për zbatimin e protokolleve të higjienës të miratuara nga autoritetet shëndetësore, për të ruajtur punonjësit dhe qytetarët”, apeloi MSH.