.

Policia gjen kanabis në Krujë, arrestohet i moshuari, procedohen administratori dhe kryeplaku

Policia e Krujës ka arrestuar një të moshuar pas zbulimit të një sipërfaqe me kanabis në Nikël, ndërsa kanë proceduar administratorin dhe kryeplakun.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. S., 72 vjeç, ndërkohë u bë shpallja në kërkim e shtetasit R. L., 26 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një sipërfaqe toke pranë banesës së tyre.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit B. D., 54 vjeç dhe H. Xh., 54 vjeç, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Nikël dhe kryeplak i fshatit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës.