.

Ndarja nga jeta e ‘’Mjeshtrit të Madh’’ të violonçelit, Meta: Gjovalin Lazri la pas trashëgimi të vyer në artin shqiptar, shembull frymëzimi për studentët e tij


Presidenti Ilir Meta shprehet i trishtuar për ndarjen nga jeta të ‘’Mjeshtrit të Madh’’, violonçelistit Gjovalin Lazri të cilin edhe e vlerësoi 11 ditë më parë me titull.

Meta thotë se Lazri la pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar, dhe ai është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshe.

Më tej, ai shton se Lazri ishte shembull frymëzimi për studentët e tij, pasi impononte respekt me talentin e spikatur dhe përkushtimin dhe profesionalizmin si drejtues.

STATUSI NGA ILIR META

Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesorit të violinçelit, Gjovalin Lazri, ish-drejtuesit të Liceut Artistik “Jordan Misja”, të cilin pak ditë më parë pata nderin ta çmoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, në vlerësim të talentit të spikatur muzikor dhe me mirënjohje për kontributin e veçantë të dhënë në dekada për edukimin e shumë brezave të artistëve të rinj, të cilët kanë bërë emër edhe në skenat më të famshme europiane dhe botërore.
Si përfaqësues i denjë i plejadës së mësuesve dhe drejtuesve të shquar të Liceut Artistik “Jordan Misja”, Profesor Lazri la pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar, duke u shndërruar në shembull frymëzimi për studentët e tij, si një personalitet i shquar i artit dhe muzikës shqiptare, i cili të impononte respekt me talentin e spikatur dhe vlerësimin për përkushtimin dhe profesionalizmin si drejtues.
I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së nderuar Lazri, bashkëpunëtorëve dhe gjithë studentëve të tij për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme për ta dhe artin shqiptar.
Përjetë do ta kujtojmë me nderim dhe respekt veprën dhe figurën e Profesor Lazrit!

Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesorit të violinçelit, Gjovalin Lazri, ish-drejtuesit të Liceut…

Publiée par Ilir Meta sur Mercredi 8 juillet 2020

/bw