.

“Natë e ditë pranë të sëmurëve”, ish-deputeti socialist uron të bijën mjeke me dedikimin prekës

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka bërë një postim prekës në rrjetin social Facebook, ku uron vajzën e tij mjeke për ditëlindje.
Dokle shkruan se sakrificat e saj kanë qenë të shumta në këto muaj të vështirë, pasi për net të tëra u ka qëndruar në kokë të sëmurëve në Itali, atje ku ajo punon.
Postimi i Namik Dokles
Mes qindra fotografive te tua, sot, NE DITELINDJEN TENDE, po perzgjedh vetem dy:
Njera, kur niseshe per ne kopesht dhe mezi rregulloje komcat e palltos…
Tjetra, foto e ketyre diteve te fundit, pas kater muajve te luftes kunder covid19, kur nate
e dite qendrove prane te semureve dhe dhjetra te sheruar prej teje, te shkruajten:
“SEI LA MIA HEROINA…” Po, je heroina jone dhe te urojme: EDHE 100!!!