.

“I vetmi vend ish-komunist që drejtohemi nga spiunë Sigurimi”, Murrizi publikon listën e deputetëve që votuan kundër pr/ligjit për largimin e tyre: I ftoj publikisht, që…


Nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi ka publikuar listën e deputeteve që kanë votuar pro, kundër dhe ata që nuk kanë marrë pjesë në votim, për projektligjin “Për përjashtimin nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe të punësimit në funksione publike, shtetërore dhe politike të ish-funksionavrëve, nënpunësve që kanë ushtruar detyra drejtuese në periudhën 28.11.1944 – 08.12.1990”.

Në një postim në facebook, Murrizi ironizon deputetët që kanë votuar kundër ligjit për largimin nga politika të Sigurimsave, që “t’i drejtohen autoritetit te dosjeve te sigurimit per te mare ÇERTIFIKATEN E PASTERTISE SE FIGURES nese nuk jane te PISTE dhe nuk kane çengela ne hunde nga sigurimi i Shtetit”.

Në përfundim të reagimit të tij, Murrizi thekson se pas 30 vitesh post-komunizëm, jemi i vetmi vend ish-komunist që drejtohemi nga spiunë sigurimi.

Reagimi i plotë:

Lista e Deputeteve qe votuan PRO ligjit per largimin nga politika te ish sigurimsave dhe spiuneve te sigurimit

Lista e Deputeteve qe votuan kundra qe abstenuan dhe qe nuk kane mare pjese ne votim

Ftoj publikisht Deputetet qe kane votuar kundra ketij ligji, qe ti drejtohen autoritetit te dosjeve te sigurimit per te mare ÇERTIFIKATEN E PASTERTISE SE FIGURES nese nuk jane te PISTE dhe nuk kane çengela ne hunde nga sigurimi i Shtetit

Pas 30 vitesh post-komunizem , jemi i vetmi VEND ish komunist qe drejtohemi nga spiune sigurimi.

1

2

3

4

5

/panorama