.

Dhjetëra efektivë policie aksion në Berat. Do mbyllnin lokalet para orës 23:00, por u përplasën me pronarët

Mbrëmjen e djeshme efektivë të shumtë policie zhvilluan një aksion në baret dhe restorantet e Beratit, me qëllimin që t’i mbyllnin ato para orës 23:00. Në mbështetje të policisë në këtë aksion ishin edhe policët bashkisë, inspektorët e Drejtorisë së Higjenës, të cilët kontrolluan edhe zbatimin e protokolleve të sigurisë në këto biznese.

Këtë vendim e kanë kundërshtuar, pronarët e bizneseve përgjatë Pedonales së qytetit, të cilët nuk kanë pranuar mbylljen dhe u konfliktuan verbalisht me forcat e policisë. Pronarët e bizneseve i kanë kërkuar policisë një urdhër me shkrim për mbylljen e bizneseve. Kjo mosbindje u ka kushtuar shtrenjtë disa bizneseve që mësohet se janë gjobitur nga policia. Ndërkohë nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Policisë Berat.