.

Ç’po ndodh në ishullin e Sazanit, ushtria nuk lejon lëvizjen e mjeteve detare

Në ishullin e Sazanit ka nisur sot asgjësimi i disa municioneve. Mësohet që prej orës 9 të mëngjesit, Forcat e Armatosura kanë nisur operacionin e asgjësimit, i cili pritet të mbyllet në orën 5 të pasdites.

Ndërkohë bëhet me dije nga autoritetet se gjatë orarit të zhvillimit të operacionit nuk do të lejohen lëvizje të mjeteve detare përreth ishullit deri në rrezen e 2 milje detare.