.

Armë, 54 milionë paund dhe 2 tonë drogë/ Telefoni arreston disa shqiptarë, operacioni më i madh në historinë e Anglisë

Disa shqiptarë të përfshirë në krimin e organizuar mendonin se kishin një komunikim të sigurt përmes telefonave të kompanisë holandeze EncroChat.

Por disa muaj më parë policia franceze mundi të futet në serverat e EncroChat duke parë në kohë reale me mijëra mesazhe që lidheshin me tregtinë e drogës, të armëve dhe tentative vrasje të rivalëve.

Këto të dhëna përmes Europol iu dhanë edhe NCI, FBI-s britanike e cila përmes operacionit të koduar Operation Venetic arrestoi 746 persona, sekuestrojë 54 milion stërlina, 77 armë dhe më shumë se dy ton drogë.

Top Channel ka mësuar se mes të arrestuarve janë edhe disa shqiptarë. Sipas policisë Metropolitane që ka publikuar emrat e të arrestuarve, ata janë.

Alsi Vata me origjinë nga Kukësi. 24 vjeçari akuzohet për shitje të armëve luftare e municioneve dhe shitje kokaine dhe drogave të tjera të klasifikuara të klasit B.

Begin Pupla me origjinë nga Burreli, banues në Londër I akuzuar për trafik droge.

Alex Kukaj banues në Londër i akuzuar për trafik droge.

Agron Kukaj banues në Londër i akuzuar për trafik droge.

Besim Hoxhaj banues në Londër i akuzuar për trafik droge.

Julian Agalliu banues në Londër i akuzuar për trafik droge.

Arrestimi këtyre shqiptarëve edhi pas marrjes së informacioneve në celularët EncroChat që ishin të kriptuar me një abonim 2000 euro për 6 muaj. Ky operacion është vlerësuar si më i madhi në historinë e Anglisë pasi grupet kriminale mes tyre ato shqiptare mendonin se duke përdorur të tillë telefona nuk përgjoheshin.

Operacioni Venetic i shtrirë në të gjithë Anglinë ka mundur të arrestojë deri më tani 746 persona, sekuestrojë 54 milion stërlina, 77 armë dhe më shumë se dy ton drogë. Kompania EncroChat në të gjithë botën kishte 60,000 përdorues dhe 10.000 në Angli./gazetashqip