.

Ardi Veliu takon delegacionin e Guardia di Finanza-s dhe ambasadorin italian në Tiranë, zbardhen diskutimet


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu priti në një takim një delegacion të lartë të Guardia di Finanza-s, ku pjesëmarrës ishte edhe ambasadori Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit policor, si dhe ecuria e fushatës së monitorimit ajror të territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Veliu ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe asaj italiane, duke theksuar se ky bashkëpunim po jep përditë rezultatet e dëshiruara në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale, kryesisht në fushën e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Gjithashtu, Veliu ka vlerësuar punën e njësive të Guardia Di Finanza-s dhe Interforzës në Shqipëri, kryesisht asaj të monitorimit ajror. Më tej ai ka siguruar ambasadorin Bucci se strukturat e Policisë së Shtetit janë tërësisht të angazhuara në drejtim të goditjes së tendencave për kultivim.

Krahas monitorimit ajror nga GDF-ja, Policia e Shtetit ushtron kontrolle masive të territorit nga toka dhe nga ajri duke përdorur një numër të konsiderueshëm dronësh dhe helikopterin e Policisë.

Nga ana tjetër ambasadori Bucci ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy policive dhe rezultatet e arritura në drejtim të goditjes së elementëve apo grupeve kriminale.

Drejtuesi i Repartit të Dytë të Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Gjeneral, Bigade Cosimo Di Gesu ka theksuar se bashkëpunimi mes GDF-së dhe Policisë së Shtetit është shumë herë më i mire se bashkëpunimi me vendet që janë anëtare të BE-së.

Drejtuesi i Repartit të Tretë të Operacioneve Gjeneral Brigade i GDF-së, Giuseppe Arbore ka vlerësuar punën dhe rezultatet e arritura nga skuadrat e përbashkëta hetimore dhe premtoi se do investojë më shumë për forcimin dhe mbështetjen e këtyre skuadrave.

Më pas delegacioni vizitoi laboratorin e përpunimit të të dhënave të siguruara nga monitorimi ajror mbi territorin e Republikës së Shqipërisë dhe u njoh me punën e bërë nga ky ekip.

veliu 12

veliu 11

veliu 10

veliu 9

vrliu 7veliu 5

veliu 1

veliu