.

Apeli ndryshon masën për Kajmakun, nga arrest me burg në detyrim paraqitje

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Agim Kajmaku.

Kërkesa ka ardhur nga ish kryeprokurorja Arta Marku e cila e justifikuar me gjendjen e rëndë shëndetësore të Kajmakut.

Ish-Kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, i cili ndodhej në kërkim prej muajit nëntor ra dje në prangat e policisë. Kajmaku kishte shkuar në një spital privat ku ishte shtruar për probleme kardiake. Ka qenë pikërisht kjo lëvizje, që e ka zbuluar pëpara policisë, dhe ka çuar në arrestimin e tij ne ambjentet e spitalit.

Ai ishte në kërkim që prej muajit nëntor, për emërime të paligjshme, pasi u zbulua se kishte genjyer në formularin e dekriminalizimit. Ish-kryebashkiaku socialist nuk deklaroi dënimin e tij në Greqi kur kandidoi në zgjedhjet vendore të qershorit 2019. Ai është akuzuar gjithashtu për falsifikim të vulës, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe vazhdim i detyrës pas dorëheqjes.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tirane, ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal”, thuhet në urdhër-arrestin për Kajmakun.