.

Mbrojtja nga Covid, biznesmeni porosit maskën prej ari me vlerë 5000 Dollarë

Një biznesmen indian ka porositur një maskë të bërë prej ari të pastër për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Shankar Kurade ka paguar 5000 Dollarë tek artizanët, të cilëve i janë dashur afërsisht 60 gram arë dhe tetë ditë kohë për ta krijuar.

“Unë e dua arin dhe jam shumë i lumtur me bërjen e kësaj maske. Është një maskë e hollë dhe ka vrima të vogla, kështu që nuk po ndeshem me ndonjë problem me frymëmarrjen”, u shpreh Kurhade.

Biznesmeni 49-vjeçar nga qyteti perëndimor Pune është i njohur për fiksimin e tij për arin dhe asnjëherë nuk del nga shtëpia pa copat e tij të ndezura të argjendarisë që përfshin një byzylyk shumë të madh, një zinxhir të trashë rreth qafës dhe unazat në të gjithë gishtat e dorës së djathtë që peshojnë më shumë se një kilogram.

Sipas faqjes ‘Lad Bible’, Kurade e ka marrë këtë maskë pasi ka parë në edicionin e lajme një burrë të veshur me një maskë argjendi.

Ndërkohë vetë ai është shprehur: “Kudo ku të shkoj, njerëzit më ndalojnë për selfie. Ata janë të befasuar të më shohin duke u zgjuar me një maskë ari. Janë kureshtarë të dinë nëse është ari i vërtetë”./abcnews.al