.

Luante deri vonë me celular, nëna humb durimin me të birin dhe e vret

Një nënë që dukej se ishte prindi i përsosur, ka mbytur djalin e saj 11-vjeçar. Këtë akt ekstrem, ajo e ka ndërmarrë pasi
ishte mërzitur me të sepse ai luante në celularin e tij vonë natën.

Policia në Brazil tha se ata akuzuan Alexandra Dougokenski për vrasjen e Rafaelit të enjten, 2 korrik pasi ajo rrëfeu për krimin tronditës.Ngjarja e rëndë vjen vetëm disa javë pasi Rafaeli shkroi një poezi, në të cilën shprehej se e donte shumë nënën e tij.

Në poezi, Rafaeli falenderoi nënën e tij për kujdesin ndaj tij dhe vëllait të tij, dhe tha se buzëqeshja e saj do të thoshte ‘gjithçka’ për të.

Nëna e divorcuar me dy fëmijë, fillimisht u përpoq të largonte dyshimet nga vetja duke pretenduar se fëmija ishte larguar nga shtëpia.
Hetuesit filluan një kërkim të gjerë, me ndihmën e qenve dhe miqve të shqetësuar të familjes, në pyllin afër shtëpisë së familjes në Planato, Rio Grande do Sul. Kur kontrolli nuk arriti të gjente djalin, ajo rrëfeu që e kishte mbytur me një rrobë./Dailymail