.

Denoncimi i PD: Kryeministri miraton ndërtimin e landfillit të Vlorës, përfitues sërish Klodian Zoto (Dokumenti)


Departamenti i antikorrupsionit, aksesit ne sherbime dhe transparences pranë Partisë Demokratike, përmes një postimi në Facebook të disa dokumenteve, denoncon vendimin e qeverisë, e cila ka miratuar ndërtimin e landfillit të Vlorës, ndërsa sipas PD-së, përfituesi është emër i përfolur.

Sipas tyre, edhe kësaj here, ashtu si në Elbasan, Fier apo Tiranë përfutues do të jetë biznesmenti Klodian Zoto.

STATUSI I PLOTE
???? ????????-? ? ?????̈? ????? ??̈? ?????…
Kur bëhet fjalë për mbetje (plehra) të ngurta, apo jo, landfill, incenerator, i ndërtuar apo në letër, automatikisht duhet të të vijë në mendje ??????? ????.
I përfshirë dhe përfitues në djegësin e Elbasanit, i dhënë kompanisë fantazëm të krijuar enkas për të lidhur kontratën;

I përfshirë dhe përfitues në landfillin e Fierit, pa garë dhe transaksione kuotash të paligjshme, landfill të cilit i dihet vetëm emri, sepse për trajtim mbetjesh ende nuk e ka uruar kush “Punë e mbarë!”, ndërkohë që gjendet me arkën me plot 24 mld lekë;

Patjetër i përfshirë dhe përfitues në landfillin e Tiranës, gjithnjë pa garë dhe me skema kompanish offshore.
Nuk mund të mos përmendet veprimtaria jashtë territorit të RSH-së, deri në Zimbabve, që tronditi vendin në fjalë për nivelin e lartë të përfshirë në aferë identike korruptive.
Harta e mbetjeve së fundmi përfshin Vlorën: Kryeministri miraton ndërtimin e ?????????? ??̈ ?????̈?, përfitues nuk mund të ishte tjetërkush pos Zotos.

foto galeri

foto galeri

/BW