.

Budva, dashuri e cila zgjat


Budva është shndërruar në destinacionin turistik veror më të preferuar nga gjithë turistët e rajonit, të cilët pas marrdhënies të afërt prej shumë dekadash nuk ndiehen aspak mysafirë në qytetin tonë.
Nëse dëshironi të pini kafenë para “Mogren”, të shëtisni nëpër Qytetin e Vjetër ose në Parkun Milloçerski dhe të ndjeni historinë e pasur dhe kulturën e këtij vendi, të kënaqeni në cilindo prej plazheve të shumta ose brigjet e fshehura, Budva është aty për t’ju pritur si miqtë e saj më të mirë!


Bregdeti magjik dëshiron t’i kënaqë të gjithë.
Ndoshta dëshironi të kënaqeni me specialitetet e detit, të notoni në ujin e kaltër ose ta eksploroni bregdetin e Budvës duke shëtitur nëpër rrugicat plot me kthesa. Ndoshta doni t’i kaloni pushimet në rivierën e shkëlqyer dhe në qetësi, të shijoni gjithçka ju ofron natyra. Sido të jetë, Budva do të bëjë çmos që të ndieheni banorë të vendit, jo mysafirë.
Me miliona netë të fjetura në rivierën e Budvës, mysafirët e rajonit të Ballkanit gjithmonë kanë patur rëndësi të veçantë për ne. Megjithatë, nuk janë numrat ato që e bëjnë Budvën destinacion të rëndësishëm turistik – të rëndësishme dhe të vlefshme e bëjnë afërsia kulturore dhe ngjashmëritë e mentalitetit, ajo “kënaqësia e të jetuarit” me të cilën janë të njohur posaçërisht njerëzit e këtyre rajoneve – ajo kënaqësia që gjendet pikërisht këtu, përballë ujrave të kaltër të Adriatikut, ku ndodhet ushqimi, vera e mirë dhe miqtë akoma më të mirë.


Në rivierën plot 25 kilometra të gjatë, ndër më të bukurat në Adriatik, në akomodimin individual (të ashtuquajtur “privat”) gjenden rreth 32.000 krevate në dhoma, apartamente, shtëpi dhe vila për huazim, të cilat janë kthyer në krenarinë e vërtetë të Budvës, sepse kanë arritur të sfidojnë edhe hotelet më luksoze. Kjo vijë bregdetare nga Јaz deri në Buljaricë përfshin edhe 129 hotele me më shumë se 17.000 vende për akomodim, prej të cilëve më shumë se gjysma janë hotele të kategorisë së lartë me 4 dhe 5 yje, hotele me sallë të kongresit, SPA, qendra estetike, lagje turistike me kënde për fëmijë, pishina të hapura, oaze të gjelbra, por edhe butik-hotele të vegjël të cilët i shtojnë sharmin këtij qyteti të vogël.
Njerëzit në Budvë janë të njohur për mikëpritjen dhe njëkohësisht për solidaritetin, të cilin e shprehin kur është i nevojshëm. Akomoduesit privatë dhe hotelierët i janë përshtatur situatës së re të krijuar dhe tani ofrojnë marrëveshje të cilat asnjëherë nuk kanë qenë më të volitshme, me më shumë benifite shtesë, rezervime fleksibël dhe mundësi akomodimi për fëmijët. Për shembull, këtë verë në rivierën e Budvës një familje me katër anëtarë mund të kënaqet në akomodim cilësor në hotel, me çmime të ulëta deri në 50 euro/nata, madje edhe për banesat buzë detit.
Budva është e gatshme që edhe këtë verë të jetë zgjedhja e parë si destinacioni juaj i pushimeve, sepse Budva është dashuri e cila zgjat.