.

“61% e të infektuarve kanë simptoma…”, Brataj flet për rastet me COVID: Si trajtohen pacientët në banesë


Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skëndër Brataj tha në studion e ABC News se mbi 60% e personave të infektuar me koronavirus kanë forma të lehta dhe simptoma të parrezikshme.

Ai tha se këto simptoma trajtohen në banesë pa pasur nevojë të dërgohen në spital.

“Njerëzit të lidhen me 127, të mos shkojnë vetë drejt spitalit. Njerëzit duhet të sqarojnë se kur marrin te 127, do skedohen dhe do lidhem me epidemiologët. Mbi 60% e njerëzve vazhdojnë të kenë forma të lehta dhe simptoma të parrezikshme”, tha Brataj.

Ai u shpreh se këto simptoma trajtohen më së shumti në banesë duke u konsultuar me mjekun e familjes dhe urgjencën Kombëtare.

“Me këto simptoma mund të trajtohesh në banesë. Me temperaturë këshillimi bëhet nga mjeku. Ata kontaktohen çdo ditë nga mjeku i familjes. Në orare të natës mund të marrin 127 dhe i referojnë situatën ku ndodhen.

Shumë njerëz kanë temperaturë dhe pasi marrin paracetamol nuk i ulet temperatura. Por ndoshta duhet të marrë një dozë më shumë dhe jo me domosdoshmëri të shqetësohet”, u shpreh Brataj.

Shefi i Urgjencës Kombëtare tha se që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 329 mijë thirrje.

“Urgjenca nuk merret vetëm me Covid por me të gjitha sëmundjet si ka bërë më parë. 329 mijë thirrje nga 9 Marsi.

2026 thirrje dje, mbi 300 vizita janë bërë në shtëpi. 61% janë në Tiranë. Qershori pari 7000 thirrje më shumë se Maji. Tani kemi dy lloj qytetarësh. Njerëz që kanë frikë dhe marrin në telefon dhe janë të frikësuar dhe njerëz që nuk njohin asnjë të infektuar dhe thonë se virusi nuk është i vërtetë”, deklaroi ai./abcnews