.

‘Plas’ grushti në Gramsh, futbollisti i Adës së Velipojës godet gjyqtarin për një penallti, shoqërohet në Polici


Një sherr ka ndodhur gjatë ndeshjes Gramshi- Ada ku futbollisti I ekipit mik ka goditur gjyqtarin pasi ky I fundit akordoi një penallti në favor të ekipit pritës.

Gramshi shpartalloi 4-0 Adën në këtë ndeshje dhe gjatë lojës në pjesën e dytë 29- vjeçari V.P, goditi gjyqtarin e ndeshjen B.L, nga Lezha.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Gramsh/ Informacion paraprak

Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës “Ades”, shtetasi V.P., 29 vjeç, banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasinB.L., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakortë për ekzekutimin të një penalltie .

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale./bw