.

U gjetën pajetë në banesë, zbulohet shkaku i vdekjes së nënë e bijë në Kombinat

Zbardhet shkaku i vdekjes se Zhaneta e Anisa Josifit, nënë e bijë të cilat u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre në Kombinat.

Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor bëri me dije se shkaku i vdekjes është agjërimi i gjatë.

Nëna me dy vajzat kanë qëndruar pa ngrënë dhe pa pirë. E vetmja e mbijetuar është vajza tjetër Blerta, e cila ndodhet në spital.
Trupat e pajetë të nënës, Zhaneta Josifit dhe Anisa Josifit, u gjetën në dhoma të ndryshme. Duke qenë se ka dyshime që 33-vjeçarja ka pasur disa muaj që ka ndërruar jetë, ishte vendosur në shtratin e saj në një dhomë, ndërkohë, nëna e saj është gjetur përtokë në dhomën tjetër. Po ashtu mësohet se Blerta, e vetme e mbijetuar e kësaj familje (babai ka ndërruar jetë 5 vite më parë), është gjetur përtokë në korridor, por në gjendje të vetëdijshme.

“Që prej fundit të janarit daja nuk ka pasur kontakte me Anisa Josifin. Hetimet thonë se nga këqyrja e trupit të pajetë të 33-vjeçares, flitet për një kohë të gjatë që ka ndërruar jetë. Ai lyhej me një solucion me bazë vaji për mos t’u dekompozuar. Nëna dhe dy vajzat e saj praktikonin një sekt fetar, Dëshmitarët e Jehovait, por nuk janë qenë të regjistruara në qendrat e këtyre besimtarëve. Ata predikonin të lira. Në banesën e tyre vinin njerëz të veshur zyrtar që shpërndani broshura. Policia ka gjetur jo vetëm libra bible, por dhe fletore ku ata tregonin vullnetin e tyre ndaj besimit dhe detyrimet qe kishin marrë përsipër”.
Balkanweb