.

Si u kap 32 vjeçari nga policia, zbulohet bodrumi brenda banesës, i mbuluar me pllakat e dyshemesë (Video)

Një vend i hapur enkas për t’u fshehur brenda banesës së tij. Policia e Bulqizës, Dibrës dhe forcat RENEA kanë mundur të zbulojnë vendin ku fshihej 32-vjeçari Fadil Tërnova i kërkuar për “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe “Armëmbajtja pa leje”, ish- i dënuar për vrasje.

Sipas policisë 32-vjeçari u kap në fshatin Vajkal të Bulqizës, pas rrethimit të banesës dhe ndërhyrjes profesionale. Në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë.