.

Kryeministri francez Edouard Philippe jep dorëheqjen

Kryeministri francez, Edouard Philippe, ka dhënë dorëheqjen përpara se të ndodhë një riorganizim i qeverisë nga presidenti, Emmanuel Macron.

Pallati Elysee tha përmes një deklarate se, kryeministri Philippe do të vazhdojë të ushtrojë funksionin derisa të emërohet një kabinet i ri qeveritar.

Presidenti Emmanuel Macron pranoi dorëheqjen e Philippe konfirmoi presidenca franceze, sipas Reuters. Philippe e kishte rritur në nivele të larta popullaritetin e tij pas menaxhimit të suksësshëm që qeveri e tij i bëri pandemisë Covid-19, por shkaqet e lënies së postit ende nuk dihen.

Teksa zgjedhjet presidenciale franceze do të zhvillohen në vitin 2022, kreu i Elysees është duke punuar për formimin e një ekipi të ri qeveritar, që ndoshta do të prezantohet deri të mërkurën 8 Korrik, kur është planifikuar edhe mbledhja e Këshillit të Ministrave.

Kryeministri në largim, i cili mori detyrën në 2017, do të sigurojë, së bashku me anëtarët e qeverisë së tij, “menaxhojë punët aktuale deri në emërimin e qeverisë së re.”