.

Konfirmohen 3 raste të reja me koronavirus në Pogradec

Dalin përgjigjet për 15 tamponë të analizuar në Pogradec, ku 3 prej tyre kanë dalë pozitivë. Kështu, në total numri i të prekurve momentalisht në Pogradec shkon 13.
Mësohet se 3 rastet e reja kanë pasur kontakte në Tiranë.

Kujtojmë se ditët e fundit numri është rritur ndjeshëm ku vetëm ditën e djeshme ka pasur 82 raste të infektuarisht me Covid-19.