.

Hapja e PD, Paloka përballet në Open me Bolinon, Bushatin, Mertirin, Sulon dhe Kadinë

Të enjten në mbrëmje Nënkryetari i Partise Demokratike Edi Paloka u përball me një panel gazetarësh dhe analistësh për vendimet më të rëndësishme të ndermarra nga Partia Demokratike, procesit të “hapjes” dhe aksionit të saj Opozitar.

Përballë gazetarëve dhe analistëve Carlo Bolino, Andi Bushati, Ergys Mertiri, Arion Sulo dhe Besart Kadia, Paloka komentoi në Open zërat për mundësitë e afrimit në Partinë Demokratike të Jozefina Topallit, Genc Rulit etj

“Duhet të iki Lul Basha që të vi unë”, Paloka doli kundër atyre që sipas tij e gjuajtën me gurë Partinë Demokratike.

Paloka dhe Bolino replikuan shpesh herë gjatë emisionit. Numri dy i Partise Demokratike tregoi takimin e parë me Botuesin rreth 30 vite më parë në Itali. Paloka e akuzoi Bolinon si mercenar që paguhet me taksat e Shqiptarëve.

Besart Kadia tregoi në Open eksperiencën në rradhët e Partisë Demokratike dhe përzgjedhjen e 24 koordinatorëve kombëtarë në vitin 2014.

Bolino deklaroi se Partia Demokratike është kontradiktore ndërsa Paloka e pyeti nëse ka dështuar “Rilindja” apo jo?

Qeveria tranzitore ishte një kusht i demokratëve për reformën zgjedhore. Vazhdon të mbetet ky kusht apo Opozita është tërhequr, ja çfarë thotë Paloka.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm