.

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti mes katër personash, Policia në ndjekje të autorit (EMRI)


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur persona të plagosur.

Ngjarja ndodhi në zonën e plazhit, në lagjen 13, pas një konflikti mes katër personash.Nuk dihen motivet e konfliktit mes këtyre personave, ndërsa tre prej tyre janë shoqëruar nga policia.

Autori i të shtënave është identifikuar si Alvaro Istrefi, i cili është shpallur në kërkim/panorama